Lajme

Pal Lekaj ndalon në një pompë në Kroaci, thotë se nafta po shitet më lirë se në Kosovë

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se nafta në Kroaci është më lirë se në Kosovë.

Ai tha se këtë gjë e ka vrenjtur pasi që është ndalur të furnizohet dhe ky vend tashmë ka hequr akcizën për derivate.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pomp derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standartit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur rregullore për çmimin e derivatëve.

Sipas njoftimit të fundit, nuk ka rënjë apo ngritje të çmimeve duke e krahasuar me ditën e kaluar.

Lexo edhe:
MINT publikon çmimin e derivatëve të naftës, nuk ndryshojnë nga dita e kaluar

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.79 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e MINT-it

Çmimet e fundit vlejnë për datën 5 prill nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë.