Lajme

MINT publikon çmimin e derivatëve të naftës, nuk ndryshojnë nga dita e kaluar

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e limituara të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit të fundit, nuk ka rënjë apo ngritje të çmimeve duke e krahasuar me ditën e kaluar.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.79 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 eurocentë për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e MINT-it

Çmimet e fundit vlejnë për datën 5 prill nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë./Shqip.com