Sport Shqiptar

Pak orë na ndajnë nga supermeçi Krasniqi-Mohammedin

Haxhi Robin Krasniqi do të zhvillojë sonte meçin më të veçantë në karrierën e tij.

Ai do të ngjitet në ring në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, duke boksuar kështu para mijëra tifozëve shqiptarë.

Krasniqi do t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC.

Spektakli i boksit do të fillojë në ora 19:00, teksa meçi mes junikasit dhe francezit është kryesori dhe do të jetë i fundit i mbrëmjes.

Krahas Krasniqit, publiku do ta ketë mundësinë të shoh nga afër edhe boksierët tjerë shqiptarë, si: Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj, James Kraft, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj.

/Shqip.com