Art Jetese

Pagjumësia ndikon në brishtësinë e muskujve dhe kockave

Mënyra e jetesës, ndryshimi i zakoneve, situatat e ngarkuara shkaktojnë shqetësime të gjumit.

Ekspertët thonë se mungesa e gjumit mund t’i bëjë kockat më të brishta. Shpesh, ne nuk e kuptojmë se ekziston një lidhje e fortë midis disa funksioneve kryesore fiziologjike dhe organeve të trupit përgjegjës për shëndetin e përgjithshëm përfshirë edhe korrelacionin midis gjumit cilësor dhe metabolizmit të kockave.

Gjumi është shumë i rëndësishëm në funksionimin e organizmit.

Duhet thënë se, fiziologjikisht, trupi ynë kushtëzohet nga veprimi i disa hormoneve, të cilat nxisin një sërë reaksionesh enzimatike, procese qelizore e tjerë.

Të qëndruarit zgjuar në një fazë në të cilën duhet të flemë çon, në fakt, në një tepricë të prodhimit të kortizolit, duke gjeneruar një aktivizim jonormal të sistemit imunitar dhe një gjendje tendencë “inflamatore” të disa pjesëve të trupit.

Kur ndjeni një gjendje stresi, si në rastin e menopauzës, shkaktohet një rreth vicioz.

Nëse jeni të stresuar, do ta keni më të vështirë për të fjetur, me kushte të tilla si zjarrmia dhe si rrjedhim, një gjendje e mëtejshme “agjitacioni”, me pasojë prodhimin e kortizolit, një hormon i krijuar nga trupi për të përballuar stresin dhe shkakun e sëmundjeve të shumta, si brishtësia e kockave.