Lajme

Pacolli për skandalin në Venezuela: Këta janë artikuj të sponsorizuar dhe po më duket si në filma

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Emri i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli është lakuar në raportin e mediave në Venezuelë, i akuzuar në përfshirjen në afera korruptive.

Në lidhje më këtë tashmë ka reaguar edhe Pacolli, i cili ka thënë se këto artikuj janë të sponsorizuar dhe i duken si në filma.

Ai madje ka ironizuar duke thënë “zbulime se jo mahi”.

“Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush”.

Është interesant se si “gazetat” kanë zbuluar që unë kam punuar si drejtor i kompanisë, diku në Amerikën Latine (u largova nga Mabetex në Lugano dhe shkova në Salvador për të punuar për rrogë. Shita ose bleva naftë për rafinerinë më të madhe në botë që “ndodhet” në malet e Marecit ne Kosovë”, shkruan Pacolli në Facebook.

Tutje ai ka thënë se ‘shpifësit’ do të dalin para drejtësisë, derisa tregon edhe raportin që ka me Enrike Reis.

“Grabitësit duhet të kthejnë borxhet dhe kjo shpifje nuk më prish pushimet. Enrike Reis nuk është si e përshkruajnë. Ai jeton në Zvicër dhe për herë të parë e kam takuar gjatë vizitës sime në Salvador kur isha për njohjen e Kosovës me mikun tim, ambasadorin William walker.  Ai është  meritor në kontributin që ka dhënë për njohjen e Kosovës nga Salvadori e Hondurasi”.

Ndryshe, Pacolli është akuzuar nga mediat në Venezuelë se është i përfshirë në afera korruptive në këtë shtet.

Sipas mediave atje, Pacolli është i përfshirë në këto afera bashkë me politikanë të lartë të vendit latin, por dhe në bashkëpunim me me krimin e organizuar.

Lexo edhe:
Mediat në Venezuelë: Behgjet Pacolli ka pastruar paratë në bashkëpunim me krimin e organizuar

Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane./SHQIP.com