Lajme Botë

“Pacientët me variantin Omicron kanë simptoma të lehta, mund të trajtohen në shtëpi”

Reuters

Doktoresha nga Afrika e Jugut, e cila ishte një nga të parat që dyshoi për një lloj tjetër të Coronavirusit tha të dielën se simptomat e variantit Omicron deri më tani janë të lehta dhe mund të trajtohen në shtëpi.

Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, i tha AFP-së, se gjatë dhjetë ditëve të fundit kishte parë 30 pacientë që kishin rezultuar pozitivë me COVID-19, shkruan Reuters, transmeton Shqip.com.

“Shumica ishin meshkuj të moshës nën 40 vjeç. Më pak se gjysma ishin të vaksinuar. Pacientët kishin dhimbje të lehta muskulore, një “gërvishtje të fytit” dhe kollë të thatë. Vetëm disa kishin temperaturë pak të lartë”, tha ajo.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, variantin e ri të COVID-19 e ka vlerësuar si variant shqetësues dhe shkencëtarët po punojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth tij.

Vaksina COVID-19,

Varianti, Omicron, mendohet të jetë shumë ngjitës dhe rezistent ndaj imunitetit, megjithëse aftësia e tij për t’iu shmangur vaksinave është ende duke u vlerësuar.

“Ne nuk po themi se nuk do të ketë sëmundje të rënda,” tha Coetzee.

“Për momentin edhe pacientët që kemi parë të cilët nuk janë vaksinuar kanë simptoma të lehta”.

“Jam shumë e sigurt… shumë njerëz në Evropë tashmë e kanë këtë virus”, përfundoj ajo./Shqip.com