Sport Shqiptar

Pa gola përfundon pjesa e parë ndërmjet Gjilanit dhe Liepajas

Foto: SC Gjilani

Pas 45 minutave nuk i ndan asgjë Gjilanin dhe Liepajan në Conference League.

Në pjesën e parë nuk pati raste të shumta për asnjërën skuadër, ku ato janë të barabarta jo vetëm në rezultat, por edhe në fushë deri më tani.

Rasti më i mirë për skuadrën kosovare erdhi në minutën e 19-të, ku një dalje e shpejt e pa Blerim Krasniqin të kishte një mundësi ideale, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Nga ana tjetër vendasit patën disa mundës, por asnjëra prej tyre nuk testoi Enea Kolicin.

Në fund të pjesës së parë Liepaja morri dominimin e topit, por pa arritur të krijoj raste të mira shënimi.

Liepaja po ashtu gjatë pjesë së parë bëri një zëvendësim, pasi largoi Nik Kapun për të futur në fushë Arturs Karasauskas.

Gjilani ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat minimal 1-0, me një goli të shënuar nga Albert Dabiqaj dhe do ti mjaftonte barazimi për të kaluar tutje./Shqip.com