Pa fitues në “Bernabeu”, gjithçka vendoset në “Etihad” (VIDEO)

Ka përfunduar ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Ndeshja ka përfunduar me barazimin 1-1 dhe gjithçka do të vendoset pas një jave, kur kampioni anglez është mikpritës i gjigantit spanjoll.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të, kur Vinicius shënoi për epërsinë e vendësve, me të cilën edhe shkuan në pushim pas pjesës së parë, pavarësisht se City pati shumë më tepër nga loja.
Kevin De Bruyne i ka barazuar shifrat në 1-1, me një gol të bukur në minutën e 67-të.
Reprezentuesi belg më herët u asistua nga Ilkay Gundogan.
Të dyja skuadrat kanë pasur edhe raste tjera shënimi, por të cilat nuk i konkretizuan.
Nesër, zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale, në të cilën takohen dy skuadrat italiane, Milan – Inter.
/Shqip.com