Ozil po i ndan rrugët me Fenerbahçen
Publikuar:
(13.07.2022 09:10:44)

Dy vite më parë u rikthye në klubin e fëmijërisë – me ëndrrën që aty do t’i var këpucët.
Por, aventura e Mesut Ozil me Fenerbahçen – sipas shumë mediave evropiane ka marrë fund.
Gjeniu me pasaportë gjermane – u suspendua nga skuadra në fund të sezonit të kaluar dhe siç duket nuk do e djersitë më të njëjtën fanellë.
Në total – ai zhvilloi 32 ndeshje në elitën e futbollit turk – duke realizur tetë gola, teksa pati edhe tre asistime.
Ozil ka një karrierë të bujshme si në nivel ekipi ashtu edhe më kombëtare.
Periudha më e artë e tij mbetet në “Santiago Bernabeu” – ndërsa është edhe fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë (2014).
Mesut tashmë është 33 vjeçar – ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet vetëm 1.8 milionë euro./Shqip.com