Ozil nuk ka dilemë për “9-shin” më të mirë në botë
Publikuar:
(07.04.2023 12:45:00)

Mesut Ozil u tërhoq nga futbolli disa ditë më parë pas një karriere të gjatë e të pasur.
Futbollisti turko-gjerman, ka luajtur edhe për Real Madridin gjatë viteve (2010-2013). Së fundit, ai ka reaguar pas tregolëshit të Karim Benzemas kundër Barcelonës në “Camp Nou”, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale për Kupën e Mbretit.

“Mbreti! Djali im Benzi. Numri 9 më i mirë i brezit tonë”, shkruan Ozil në një postim në Twitter.
Real Madrid siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit ku do të përballet me Osasunën. Ndërkohë në Champions League do të sfidojë Chelsean.

/Shqip.com