OVL e UÇK-së nesër mban konferencë për media
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një njoftimit ka bërë të ditur se nesër do të mbajë konferencë për media.
Në njoftimin e tyre thuhet se konferenca do të mbahet në selinë qendrore të OVL-së së UÇK-së.
“Ju njoftojmë se nesër me datë 20.06.2022 në ora 10:00, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për medie nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Gjatë javës së kaluar, Kuvendi i Kosovës, në parim në lexim të parë, miratoi Projektligjin për Pagën Minimale, ku nuk u përfshinë kategoritë e dala nga lufta.
Si pasojë e përjashtimit, një ditë pas miratimit, veteranët kanë protestuar në shenjë kundërshtimi.
Dy ditë më parë, përfaqësuesit e OVL-UÇK-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mbajtur takim.
Pas këtij takimi, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se me kryeministrin Kurtin, nuk janë dakorduar.