Lajme

OVL e UÇK-së: Me Kurtin nuk gjetëm gjuhë të përbashkët, protestojmë nëse Projektligji për Pagën minimale kalon në lexim të dytë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka paralajmëruar protestë në ditën kur do të bëhet leximi i dytë i shqyrtimit të Projektligjit për Pagën minimale.

Përmes një konference për media, Klinaku tha se me kryeministrin Kurti nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët në lidhje me situatën e krijuar nga krijimi i Projketligjit për Paga dhe protestën e organizuar nga OVL-UÇK-së.

“Në takim me kryeministrin Kurti nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Kurti vazhdon të insistoj me qëndrimet e tij diskriminuese me tendencë politizuese ndaj çështjes së veteranëve dhe nuk e plotësoi kërkesën tonë që është minimale jo-diskriminim i veteranëve më Ligjin për Pagën minimale”, tha Klinaku.

Klinaku, thotë se i jepin kohë Qeverisë që deri në leximin e dytë të shqyrtimit të Projektligjit për Pagën minimale, të përmirësohet gabimi i Qeverisë.

“Ne, i jepim kohë Qeverisë që deri në lexim të dytë të përmirësojnë gabimin e diskriminimit të veteranëve. Nëse nuk rregullohet deri në lexim të dytë ky problem dhe diskriminimi vazhdon, ne paralajmërojmë protestë në ditën kur do të mbahet seanca për leximin e dytë të shqyrtimit për projektligjin për Pagën minimale”, tha Klinaku.

Në rast se nuk përmbushët kërkesa e veteranëve as pas leximit të dytë të Ligjit për Pagën minimale, Klinaku thotë se do të diskutojnë se çfarë lloj protestash do të organizohen në vazhdimësi.

Lexo edhe:
Opozita solidarizohet me veteranët, proteston duke goditur tavolinat me grushte

Ligji për Paga ka kaluar në Kuvend pas leximit të parë.

Për këtë, veteranët protestuan dhe në mbështetje i dolën dhe deputetët nga partitë opozitare./Shqip.com