Sport Ndërkombëtar

O’Sullivan – në qiellin e shtatë

Ronnie O'Sullivan

Edhe pas dy dekadave në karrierë – është numri një 1 i botës.

Emri i tij u shkrua në librat e historisë.

Ronnie O’Sullivan është shpallur kampion i botës – për të shtatën herë.

May be an image of 1 person and text that says "BETFRED WORLD SNOOKER CHAMPION BETFRED ROKiTLIFE.com"

“The Rocket” ishte superior në ndeshjen e sontme finale ndaj Judd Trup, duke treguar – që emri i tij është simbol i fitores.

Ai triumfoi me rezultat 18-13.

O’Sullivan tashmë e ka barazuar me Stephen Hendry – i cili ishte i vetmi lojtar që kishte shtatë tituj të Kampionatit Botëror – në sirtar.

Për 46 vjeçarin – kjo ishte finalja e tetë në karrierë, prej të cilave është mposhtur vetëm një herë.

Që kur e nisi karrierën në vitin 1992, Ronnie ka një rekord prej 39 titujsh në total. /Shqip.com