Lajme

Osmani zhvillon takim me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime dhe me fuqi të re punëtore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në shtetin e Tajlandës.

Gjatë vizitës në shtetin e Tajlandës, Osmani ka zhvilluar takim me disa prej bizneseve. Këto takime janë mbajtur në formë forumeve ku është diskutuar për mundësinë e tërheqjes së investitorëve nga ana e këtij shteti.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga ana e zyrës së presidencës së Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se ky forum është organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese.

Foto nga Takimi

Gjithashtu gjatë takimeve, Osmani ka potencuar mundësitë e Kosovës për investitorët e huaj, duke përmendur hapat përmbajtësor në sundimin e ligjit dhe  krijimin e mjedisit të përshtatshëm për investitorët e huaj.

 “Presidentja Osmani ka përmendur edhe asetin kryesor të shtetit të Kosovës, moshën e re të popullsisë dhe shkollimin e tyre, gjë që i bën të gatshëm për tregun e punës”

Foto nga Takimi

 Osmani i ka ftuar bizneset e Tajlandës për një vizitë në Kosovë, duke theksuar se shteti ynë ofron mundësi të shumta për investitorë të huaj, duke përmendur këtu pasuritë natyrore të shumta, por edhe tokën bujqësore./Shqip.com