Lajme

​Osmani: Tetori rozë shërben për ngritjen e vetëdijes për rrezikun e kancerit të gjirit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se tetori rozë është muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit.

Ajo në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ky është muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë dhe të mposhtim çdo gjë.

“Tetori Rozë. Ngjyrë shprese, force e uniteti. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit”, shkruan ajo.

“Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë. Sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës”, shkruan Osmani.

“Kështu fillon ndryshimi”, është shprehur në fund ajo.

/Shqip.com