Lajme

Osmani takon kryeministren e Islandës, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në shtetin e Islandës.

Ajo ka zhvilluar takim me kryeministren e këtij vendi, Katrín Jakobsdóttir. Tema kryesore e takimit ishte aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sot në Rejkjavik, bashkë me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, diskutuam intensifikimin e bashkëpunimit me Islandën në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, e në veçanti gjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës. Shtyrja përpara e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e një rëndësie të veçantë, meqë nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”.

Populli i Kosovës i është gjithnjë mirënjohës Islandës për mbështetjen e palëkundur përgjatë viteve, ndërsa bashkërisht, në frymë të vlerave të përbashkëta demokratike, do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin ndërshtetëror, ka shtuar më tutje Osmani.

/Shqip.com