Lajme

Osmani takon Blinken: E informova për zhvillimet e fundit dhe e falënderova për angazhim

Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me Sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga vetë Osmani.

“E informova atë për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderoi për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu Osmani gjatë qëndrimit në SHBA ka marrë pjesë në drekën tradicionale me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka kërkuar përmbylljen emergjente të çështjes së liberalizimit të vizave./Shqip.com