Lajme

Osmani takohet me Biden: Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka marrë pjesë në drekën tradicionale me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka kërkuar përmbylljen emergjente të çështjes së liberalizimit të vizave.

Gjatë kësaj vizite ajo ka zhvilluar edhe një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në foton e publikuar Osmani ka thënë se miqësia e përhershme dhe partneriteti me ShBA-në është i palënkundër.

Në vazhdën e takimeve, ajo ka zhvilluar edhe një takim me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern gjatë ditës së sotme./Shqip.com