Osmani takon baroneshën Ashton dhe ish-diplomatin Reeker, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në drekën e punës me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Baroneshën Cathrine Ashton, dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker.
Të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ambasadori i Francës Olivier Guérot, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, zëvendësshefja e zyrës së BE-së, Eva Palatova, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.
Sipas një komunikate shtypi, gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.
/Shqip.com