Lajme Ballkan

Osmani takohet me Lajçakun, diskutojnë për dialogun

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të martën e 23 janarit, në Bruksel.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka shkruar se gjatë takimit, me Lajçak ka biseduar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Po ashtu Osmani ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është kyç për gjithë rajonin dhe po ashtu për sigurinë e stabilitetin e Evropës.

“Me Miroslav Lajçakun në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks në dialogun Kosovë – Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë e stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com