Lajme

Osmani: Sot, një ditë përplot ëmbëlsi e dashuri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Sindromit Down, ka pritur disa fëmijë në zyrën e saj.

Presidentja Osmani ka ndarë disa fotografi nga organizimi i aktivitetit në zyrën e saj.

“Sot, një ditë përplot ëmbëlsi e dashuri”, ka shkruar Osmani në postimin e saj në Facebook.

Gjatë kësaj ditë në Kosovë janë shënuar një varg aktivitetesh.

Më poshtë gjeni fotografitë e postuara nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./Shqip.com