Lajme

Osmani pret sot në takim kongresmenin amerikan, Torres

Ritchie Torres - kongresmeni amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet gjatë ditës së sotme me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Takimi do të mbahet rreth orës 12:00.

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, me që rast ka zhvilluar takime me zyrtarë të partive politike.

Torres, ka zhvilluar takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë”.

/Shqip.com