Lajme

Osmani pranon raportin e KE-së për Kosovën

Presidentja e Kosovës ka pranuar raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Osmani ka thënë se Republika e Kosovës formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovë.

Arritja e një marrëveshje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ka zërë vend të veçantë në raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për vendin tonë për këtë vit.

Po ashtu në raport kërkohet që Kosova të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

Foto nga takimi

Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe mungesën e kushteve për lirinë e shprehjes

Raporti lëvdon zgjedhjet komunale të vitit 2021 dhe fushatën e qetë dhe konkurruese, pa përfshirë pjesën e komunave veriore, ku konkurrenca politike ishte e kufizuar por Kosovës i kërkohet të adresojë dobësitë e kahershme, siç janë identifikuar nga zgjedhjet e njëpasnjëshme të misioneve vëzhguese të BE-së që nga viti 2014 dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi, para se të vijnë zgjedhjet tjera.

/Shqip.com