Lajme

Osmani për rizgjedhjen e Presidentit Gjerman: Pres me padurim punën tonë të përbashkët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i GjermanisëFrank-Walter Steinmeier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar, Frank-Walter Steinmeier, për rizgjedhjen e tij si President i Gjermanisë.

Osmani për mes një postimi në Twitter ka shkruar se pret për bashkëpunim mes dy vendeve duke u mbështetur në vlerat e përbashkëta evropian të dy vendeve.

“Pres me padurim punën tonë të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, të bazuara në vlerat e përbashkëta evropiane nga të cilat do të përfitojnë njerëzit dhe vendet tona”, ka shkruar Osmani.

Frank Walter Steinmeier u zgjodh për një mandat të dytë si president i Gjermanisë.

Presidenti aktual fitoi 77% Asamblenë Federale në Berlin.

Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU. /Shqip.com

Lexo edhe:
Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë