Lajme Botë

Steinmeier rizgjidhet president i Gjermanisë

Frank Walter Steinmeier

Frank Walter Steinmeier u zgjodh për një mandat të dytë si president i Gjermanisë.

Presidenti aktual fitoi 77% Asamblenë Federale në Berlin.

Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU.

Ai u zgjodh në këtë post me 1 mijë e 45 vota.

Sesioni përbëhej nga anëtarët e Bundestagut të Gjermanisë, ose dhoma e ulët e parlamentit, së bashku me një numër të barabartë delegatësh të zgjedhur nga vendi i 16 shteteve.

Flamuri i Gjermanisë

Në pranimin e një mandati të dytë pesëvjeçar, Steinmeier tha se ai është në anën e të gjithëve që promovojnë demokracinë dhe paralajmëroi për mundësinë e luftës nëse Rusia pushton Ukrainën.

“Ne jemi në mes të rrezikut të një konflikti ushtarak, një lufte në Evropën Lindore,” tha Steinmeier në kongres, duke shtuar se “Rusia mban përgjegjësinë për këtë.”

“I bëj thirrje presidentit [rus] Putin: Lironi unazën rreth qafës së Ukrainës dhe kërkoni me ne një rrugë që ruan paqen në Evropë”, shtoi ai./Shqip.com