Lajme

Osmani për fjalimin e delegatit ukrainas: I fuqishëm mbi të drejtën e Kosovës për në KE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur të fuqishëm fjalimin e delegatit ukrainas Oleksiy Goncharenko në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se Ukraina dhe Kosova qëndrojnë të dyja në anën e lirisë dhe të drejtave të njeriut.

“Kosova është Evropë! Një fjalim i fuqishëm nga Oleksiy Goncharenko mbi të drejtën e Kosovës për t’u ulur midis bashkë-evropianëve në Këshillin e Evropës. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë të dyja në anën e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, shkroi Osmani.

Delegati ukrainas në KE thotë në shqip ‘Kosova është Evropë’ – SHQIP.com

Oleksii Goncharenko  e ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë në gjuhën shqipe se “Kosova është Evropë”.

Në këtë fjalim, Goncherenko kërkoi nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Po adresohem tek ju, ju lutem njihni si shtet të pavarur sepse ata luftuan për pavarësinë e tyre, për të ardhmen e tyre dhe ata duhet të ulën së bashku me neve këtu, ata duhet të jenë pjesë e Këshillit të Evropës sepse vetëm kështu ne mund të jemi më të fortë”, tha Goncherenko.

Goncherenko tha se duhet të bëhet gjithçka që mundemi për ta bërë botën e lirë, por për këtë gjë duhet filluar nga Evropa.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë botën të lirë të gjithë planetin, por duhet të fillojmë me Evropën. Nuk duhet të ketë vrima në hartën e Evropës për një ose një vend tjetër që nuk është pjesë e Evropës dhe projektit evropian, në të cilin ne vlerësojmë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë”.

Delegati ukrainas tha se për tu arritur kjo, duhet të punojnë të gjithë se bashku.

Zëri i Kosovës për herë të parë në Këshillin e Evropës – SHQIP.com

Vlen të theksohet se sot për herë të parë, Kosova ka marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ju është drejtuar Ukrainës duke i thënë se qëndrojnë krah tyre sepse edhe vet ajo është e mbijetuara e një masakre.

“Do të doja t’ju them kolegëve të mi të Ukrainës, por edhe tërë Evropës se që mendja zemrat dhe  lutjet tona janë me ju. Ne e dimë atë se çfarë jeni duke kaluar.  Unë vet jam e mbijetuar e masakrës gjatë luftës në Kosovë dhe ne gjithmonë do të qëndrojmë me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që kjo luftë e tmerrshme do të përfundojë”, tha Bogujevci.

Bogujevci tha se Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë Evropë dhe nuk kanë të ardhme tjetër.

“Ne si Kosovë dhe të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor janë Evropë dhe nuk mund të ketë të ardhme tjetër përveç se të jemi në familjen Evropiane. Ne, në çdo vendim që marrim gjithmonë mendoj se si këto vendime do të ndikojnë në të ardhmen e gjeneratave tona, të fëmijëve tanë”.

Tutje, Bogujevci tha se duhet të jemi të guximshëm që të merren vendime që kanë ndikim pozitiv në të ardhmen e rajonit tonë dhe tërë Evropës.

/Shqip.com