Lajme

Zëri i Kosovës për herë të parë në Këshillin e Evropës

Për herë të parë, Kosova ka marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ju është drejtuar Ukrainës duke i thënë se qëndrojnë krah tyre sepse edhe vet ajo është e mbijetuara e një masakre.

“Do të doja t’ju them kolegëve të mi të Ukrainës, por edhe tërë Evropës se që mendja zemrat dhe  lutjet tona janë me ju. Ne e dimë atë se çfarë jeni duke kaluar.  Unë vet jam e mbijetuar e masakrës gjatë luftës në Kosovë dhe ne gjithmonë do të qëndrojmë me ju në këtë luftë dhe shpresojmë që kjo luftë e tmerrshme do të përfundojë”, tha Bogujevci.

Bogujevci tha se Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë Evropë dhe nuk kanë të ardhme tjetër.

“Ne si Kosovë dhe të gjitha shtet e Ballkanit Perëndimor janë Evropë dhe nuk mund të ketë të ardhme tjetër përveç se të jemi në familjen Evropiane. Ne, në çdo vendim që marrim gjithmonë mendoj se si këto vendime do të ndikojnë në të ardhmen e gjeneratave tona, të fëmijëve tanë”.

Tutje, Bogujevci tha se duhet të jemi të guximshëm që të merren vendime që kanë ndikim pozitiv në të ardhmen e rajonit tonë dhe tërë Evropës.

/Shqip.com