Lajme

Osmani për dënimin e Vukotiqit : Drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur dënimin me 10 vite burg të serbit, Zoran Vukotiq për krime lufte në Kosovë, shkruan SHQIP.

Osmani përmes një reagimi në ‘Twitter” dënimin e Vukotiq e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë së drejtësia e vonuar është e mohuar.

“Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra raste të tjera të grave kosovare”, ka shkruar Osmani.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore./SHQIP.com