Lajme

Osmani për bartjen e shamisë në shkolla: Kush pretendon që i shkelen të drejtat t’i drejtohet Kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani ka folur lidhur me atë se a duhet vajzat nën moshën 16 vjeçare të mbajnë shaminë në institucione shkollore.

E para e vendit është shprehur se Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar një parim themelor që është parim fundamental mbi të cilin edhe është ndërtuar sistemi ynë juridiko-kushtetues dhe ai është parimi i laicitetit.

Lexo edhe:
Pas peticionit pro, nis edhe një peticion kundër bartjes së shamisë në shkollë

Ndërsa sa i përket asaj se vajzat mund të bartin shami qysh prej moshës 16 vjeçare, Osmani është shprehur se në qoftë se kjo çështje lidhet me të drejtën e votës atëherë do të kërkoj ndryshim të Kushtetutës, sepse siç e dini, ky prag është përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:
Përfundon fushata pro shamisë, organizatorët: Ministria premtoi se Udhëzimi Administrativ që është në fuqi do të shfuqizohet

“Në radhë të parë më lejoni të potencoj që Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetë, vazhdon të jetë orientim parësor i institucioneve të Republikës së Kosovës për çdo çështje që ka të bëjë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Çështja e dytë që e ka përcaktuar qartë kjo Kushtetutë është detyrimi i të gjitha institucioneve publike të RKS që të respektojnë vendimet e GjEDNj. Kurse çështja e tretë që dua ta potencoj është fakti që për dallim nga shumë kushtetuta anekënd botës që nuk ia lejojnë individit të drejtën që ta dërgojë një çështje të lirive dhe të drejtave të njeriut në Gjykatën Kushtetuese, tek ne ekziston kjo mundësi” është shprehur Osmani.

Lexo edhe:
Kurti: Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë por pragu duhet të jetë mosha 16-vjeçare

Prandaj në qoftë se dikush mendon se po i cenohet ndonjë e drejtë, ekzistojnë rrugët ligjore, administrative e kushtetuese që ta adresojnë këtë çështje në të gjitha këto instanca deri tek Gjykata Kushtetuese, ka shtuar më tutje Osmani./Shqip.com