Lajme

Përfundon fushata pro shamisë, organizatorët: Ministria premtoi se Udhëzimi Administrativ që është në fuqi do të shfuqizohet

Organizatorët e fushatës pro mbajtes së shamisë në shkolla kanë bërë të ditur se fushata ka përfunduar.

Kështu ka bërë të ditur Liridon Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Njoftojmë opinionin publik se pas konfirmimit se kërkesa për anulim të nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 është marrë serioziosht dhe garancive që kjo dispozitë do të fshihet para fillimit të vitit të ri shkollor, kampanja #ndryshojeni_ua_për_shaminë shpallët e përfunduar”, ka shkruar Kurti.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se peticioni online ka mbledhur 20 mijë nënshkrime.

“Peticioni online për 48 orë ka mbledhur mbi 20 000 nënshkrime nga të cilat 45% femra. Të dhënat personale do të asgjësohen në bazë të legjislacionit në fuqi”, ka shtuar më tutje Kurti.

Lexo edhe:
Kurti: Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë por pragu duhet të jetë mosha 16-vjeçare

Kurti gjithashtu ka shtuar se kanë marrë premtim nga Ministria e Arsimit se udhëzimi administrativ do të shfuqizohet.

“Ju sigurojmë se në rast se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk përmbush detyrimin ligjor, ashtu si ka premtuar se do ta bëj, do të shfryzëtojmë mjetet juridike në fuqi për të siguruar ligjshmërinë”, ka shkruar Kurti.

Nga sot ju kërkojmë që të ndaloni së komentuari nëpër postimet e bartësve të funksioneve publike, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com