Lajme

Osmani pas shpërthimit në Stamboll: Qendrojmë me popullin e Turqisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është e pikëlluar nga lajmi për shpërthimin e ditës së sotme në Stamboll dhe se qëndron me popullin e Turqisë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se mendimet e tyre janë me familjet e viktimave dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

“Të pikëlluar thellë nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e pikëlluara dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve. Ne qëndrojmë me banorët e Turkijes gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkroi Osmani.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se me trishtim ka marrë lajmin për vdekjen e disa personave dhe plagosjen e të tjerëve pas shpërthimit të sotshëm në Stamboll.

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll – SHQIP.com

Së paku gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 janë plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në qendër të Stambollit në Turqi.

Siç raporton BBC, Shpërthimi ndodhi në një rrugë tregtare në zonën e sheshit Taksim, tha guvernatori i qytetit turk Ali Yerlikaya.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili duket se është kapur në videot në rrjetet sociale. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët e krimit do të ndëshkohen.

/Shqip.com