Lajme

Osmani pas kthimit të “Sunny Hill” në Prishtinë: Mirësevjen në shtëpi Dua Lipa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje, këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi që është vendosur që festivali “Sunny Hill” në Prishtinë.

“Mirësevjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim ta kemi festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, të cilës i përket”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ministria e Kulturës përmes një komunikate të përbashkët me Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Prishtinës bën të ditur se festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë.

“’Sunny Hill’ Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe “Sunny Hill” Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:
LAJMI I FUNDIT: Sunny Hill mbahet në Prishtinë

Theksojmë se festivali “Sunny Hill” ishte vendosur të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë tek parku buzë liqenit artificial të Tiranës.