Lajme

Osmani në Tiranë: Jam e bindur që njohja e Kyivit do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha para nisjes së Samitit për Ukrainën në Tiranë se njohja nga vendi që po lufton me Rusinë do të vijë.

Osmani tha fillimisht para gazetarëve se “do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, ndërsa u pyet edhe nëse do t’i kërkojë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky njohjen e pavarësisë.

“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për lirinë e saj, për pavarësinë e saj dhe për vlerat që janë aq të rëndësishme për secilin prej nesh. Jam i bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, tha presidentja.

Samiti do të nisë pas pak dhe pjesëmarrës do të jenë disa liderë të Europës juglindore.

Kjo ngjarje e solli presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për herë të parë në Tiranë.

/Shqip.com