Lajme

Osmani në Mynih takohet me homologen e saj sllovene

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologia sllovene, Natasa Pirc Musar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologia sllovene, Natasa Pirc Musar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke marrë pjesë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Nga atje ajo ka njoftuar se është takuar me homologen e saj sllovene, Natasa Pirc Musar, me të cilën tha se ka folur për forcim të partneritetit.

Bashkëpunimin e ngushtë me Slloveninë do ta vazhdojmë edhe gjatë mandatit të Presidentes së re Natasa Pirc Musar. Në Mynih, diskutuam forcimin e partneritetit tonë, bashkëpunimin për të kontribuar në paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, si dhe mbështetjen për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”.

Osmani mori pjesë edhe në një panel me temë diskutimi për gruan, paqen dhe sigurinë.

/Shqip.com