Lajme

Osmani në BBC- Putinit: Do të dështoj në Ukrainë dhe në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për BBC-në i ka dërguar mesazh presidentit rus, Vladimir Puinit.

Ajo ka thënë se ai do të deshtoj në destabilizimin e Kosovës nepërmjet Serbisë.

“Ai do të dështoj në Ukrainë dhe ai do të dështoj absolutisht në qëllimet e tij kur bëhet fjalë për destabilizim e Ballkanit Perëndimor përmes satelitit te tij, Serbisë”, tha Osmani.

Ndërsa për tensionet në veri tha janë të nxitura nga Rusia.

“Tensionet po përshkallëzojnë, megjithatë ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe e nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti”.

Ndërsa, për Kosovën Osmani tha se kurrë nuk ka kontribuar në përshkallëzimin e situatave.

“Kosova kurrë nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuoj në përshkallëzimi apo dhunë. Por ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia Ata po luftojnë mënyrën tonë demokratike të jetës, kjo është një luftë kundër vlerave me të cilat jetojmë çdo ditë”.

Osmani tha se Kosova ka qenë pala konstruktive në raport me dialogun me Serbinë.

“Në jemi duke biseduar me Serbinë në 12 vite te  fundit dhe përsëri Kosova ka qenë gjithmonë pala konstruktive. Gjithmonë ju kemi përgjigjur pozitivisht thirrjeve për dialog. Nuk jemi larguar asnjëherë nga tavolina e dialogut, krejt e kundërta nga pala serbe. Ne kemi nënshkruar marrëveshje të cilat i respektojmë. Serbia po e bën të kundërte”.

Ndërsa për masat e reciprocitetit tha se po i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel./Shqip.com