Lajme

Osmani: Mirënjohës pafund për mbështetjen e Sllovenisë për përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitën në shtetin e Sllovenisë me ftestë të presidentit Pahor.

Por pas takimit me Pahor, Osmani është shprehur se Sllovenia nuk është vetëm shtet mik i yni por edhe partner strategjik e aleat i përhershëm për rajonin tonë.

“Ishim të nderuar sot me mikpritjen që na u bë mua e Prindonit, si dhe delegacionit tonë përcjellës, nga ana e Presidentit Pahor dhe Zonjës së Parë, znj.Tanja Pečar, si dhe me diskutimet përmbajtjesorë gjatë takimeve të përbashkëta si dhe gjatë takimit tête-à-tête”, është shprehur Osmani.

Marrëdhëniet e afërta ndërmjet popujve tanë datojnë që nga vitet e para luftës. Ato janë zhvilluar hovshëm në vitet që pasuan e synojmë që raportet tona ndërshtetërore t`i thellojmë dhe intensifikojmë vazhdimisht në të ardhmen, shtuar më tutje Osmani.

Foto nga takimi

Osmani thotë se nga Sllovenia ka marrë mbështetje edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Mirënjohës pafund për mbështetjen e Sllovenisë për të ardhmen tonë evropiane, përfshirë për përkrahjen për liberalizimin e vizave si dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani

Në takimin ndërmjet dy delegacioneve mori pjesë edhe Ministrja sllovene e Punëve të Jashtme, znj. Tanja Fajon, e cila është një përkrahëse e fuqishme e Kosovës./Shqip.com