Lajme

Osmani: Mbretëresha Elizabeta ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Lidhur me vdekjen e saj ka ardhur edhe reagimi nga e para e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani është shprehur se Mbretëresha Elizabeta ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme.

“Mbretëresha Elizabeta e udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar me zell, me hir e përulësi dhe e vendosi shërbimin dhe detyrën ndaj vendit të saj mbi çdo gjë tjetër. Ajo ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme”, ka shkruar Osmani.

Vdes Mbretëresha e Anglisë në moshën 96-vjeçare

Më tutje Osmani është shprehur se por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë.

“Vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë”, është shprehur Osmani.

Jeta e Mbretëreshës Elizabeth II përmes fotografive

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Commonwealth./Shqip.com