Lajme

Osmani-Kadaresë: Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shqipëri është takuar edhe me shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadare.

Osmani ia ka dorëzuar Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës”, i ka thënë Osmani-Kadaresë.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ismail Kadare ka një veprimtari të shquar letrare. Librat e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke qenë një ndër shkrimtarët më të shquar në botë.

/Shqip.com