Lajme

Osmani iu bënë thirrje biznismenëve tajlandez që të investojnë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje biznesmenëve dhe sipërmarrësve tajlandez të investojnë në Kosovë.

Siç raporton Bangkok Post, Osmani tha se Kosova ka potencial për zgjerim ekonomik.

“Pra, ne besojmë se do të jemi destinacioni tjetër ideal i biznesit për investime nga bizneset tajlandeze dhe të tjerë nga kjo pjesë e Azisë,” tha ajo.

Osmani është shprehur se bizneset tajlandeze përmes Kosovës mund të kenë qasje në tregun evropian.

“Dhe sigurisht, pasi që ne kemi një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Bashkimin Evropian dhe me Ballkanin Perëndimor dhe vendet më gjerë, bizneset tajlandeze mund të kenë qasje jo vetëm në tregun e Kosovës, por në një treg me qindra miliona njerëz përmes Kosovës. Pra, ne besojmë se do të jemi destinacioni tjetër ideal i biznesit për investime nga bizneset tajlandeze dhe të tjerë nga kjo pjesë e Azisë,” tha ajo.

Tutje, ajo ka thënë se ekziston vullneti politik dhe interesi i bizneseve për bashkëpunim mes Kosovës dhe shtetit aziatik.

“Vullneti politik është aty. Interesi nga bizneset është aty. Njerëzit janë aty për të krijuar lidhje. Pra, nuk shoh ndonjë problem që bashkëpunimi biznesor dhe tregtar mes dy vendeve të shumëfishohet”, ka thënë Osmani.

Osmani ishte në Bangkok nga 23 deri 25 qershor për të marrë pjesë në Samitin Global të Grave (GSW) 2022, midis 650 delegatëve nga 52 vende të pranishëm.

Me rastin e vizitës së saj në Tajlandë, Osmani tha se erdhi për të promovuar një kapitull të ri në marrëdhëniet Kosovë-Tajlandë./Shqip.com