Lajme

Osmani flet për kritikat ndaj Borell: Nuk ishte shpërthim, por reagim parimor

Vjosa Osmani, presidentja e vendit
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, është deklaruar rreth reagimit që ka pasur ndaj përfaqësuesit të BE-së, Josep Borell.

Ajo kishte deklaruar më herët se Borell është i njëanshëm dhe nuk e ka menaxhuar si duhet dialogun.

“Nuk ishte shpërthim, ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm. Ajo që pamë atë ditë ishte anshmëri e shprehur shumë qartë nga ana e zotit Borrell ku fajësohej Kosova për dështimin e një procesi ku më së paku kishte faj Kosova”, u shpreh Osmani.

Tutje, presidentja e vendit ka thënë se propozimi për targat nga ana e BE-së, fillimisht ishte refuzuar nga ana e Serbisë. 

“Ishte larguar pjesa që kishte të bënte me kornizën e marrëveshjes finale dhe e dyta ishte larguar dhe afati kohor, prandaj dhe ne kur u dakorduam me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kemi këtë 48-orëshin shtesë insistuam pikërisht në këto dy çështje”, u shpreh Osmani.

/Shqip.com