Lajme

Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiq ta njohë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Ormani dhe presidenti i Turqiëse, Recep Tayyip Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpreson që presidenti i Turqisë, Taip Erdogan mund ta bind Serbinë dhe presidentin e saj Vuçiq që ta njoh Pavarësinë e Kosovës.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që  ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani

Osmani ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.

“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë ”tha Osmani. Ajo pret që Erdogan së shpejti ta vizitojë shtetin e Kosovës.

Sipas Osmanit, shteti i Serbisë i ka nënshkruar marrëveshjet por që nuk i ka implementuar ato.

Më tutje Osmani ka thënë se Kosova kurrë nuk do të heqë dorë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-së.

“Kosova kurrë nuk do të heqë dorë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-së. Kosova është duke diskutuar për t;iu bashkuar NATO-së në Programin për Paqe. Shtetet që nuk e kanë pranuar Kosovën nuk do të humbasin asgjë nëse e bëjnë një gjë të tillë” ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe për krizën energjetike në Kosovë. Ajo ka shtuar se Kosova do të ketë probleme me energjinë gjatë këtij dimri.

/Shqip.com