Lajme

Osmani dhe ambasadori gjerman flasin për situatën e fundit në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.

/Shqip.com