Lajme

Osmani: Akt çnjerëzor dhunimi i 11-vjeçares, kërkoj hetim rigoroz për kryesit e veprës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për personat të cilët dyshohet se dhunuan 11-vjecaren në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ligji duhet të jetë i ashpër e posaçërisht në raste kur cak i dhunimit janë fëmijët.

“Tronditës akti çnjerëzor i dhunimit seksual të të miturës 11 vjeçe. Kërkoj një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për kryesit e veprës. Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”, shkroi Osmani.

Osmani tha se kryerësit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjën e duhur nga organet e drejtësisë.

“Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryerësit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë”.

Tutje presidentja e Kosovës tha se është përgjegjësi kolektive që të kujdesemi për të gjithë fëmijët dhe të ju garantohet atyre një fëmijëri e dinjitetshme.

Dosja e Prokurorisë: 11-vjeçarja u dhunua në park derisa ishte duke ecur – SHQIP.com

Një vajzë e mitur është dhunuar dy herë seksualisht në Prishtinë nga disa persona.

Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar Kallxo.com.

Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park të kryeqytetit.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e organit ndjekës të cilën e ka siguruar KALLXO.com tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të prokurorisë, dhunimin e kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart. Pas kryerjes së aktit nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari. Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish.

Lidhur me këtë rast deri më tani janë arrestuar vetëm dy të dyshuar përderisa të tjerët vazhdojnë të jenë në arrati.

Vajza që dyshohet se u dhunua nga pesë persona është e mitur, në rast i përfshirë edhe një i mitur – SHQIP.com

Faktin se vajza ka qenë e mitur e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Për Shqip.com Ulaj tha gjithashtu se në mesin e të dyshuarve është edhe një i mitur.

“Viktima është e mitur. Lidhur me rastin janë ndaluar dy persona dhe njëri prej të ndaluarve është i moshës madhore kurse tjetri është i mitur”, tha Ulaj.

Tutje, Ulaj tha se sa i përket këtij rasti janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me institucionet e tjera si dhe janë duke pritur për zhvillime./Shqip.com