Lajme

Vajza që dyshohet se u dhunua nga pesë persona është e mitur, në rast i përfshirë edhe një i mitur

Foto e ilustruar

Vajza e cila është raportuar se gjatë ditës së djeshme është dhunuar nga pesë persona në Prishtinë, është e mitur.

Këtë e ka konfirmuar për Shqip.com zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila tha se lidhur me rastin janë ndaluar dy persona.

Sipas Ulajt, njëri prej personave të ndaluar është i moshës së mitur.

“Viktima është e mitur. Lidhur me rastin janë ndaluar dy persona dhe njëri prej të ndaluarve është i moshës madhore kurse tjetri është i mitur”, tha Ulaj.

Tutje, Ulaj tha se sa i përket këtij rasti janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me institucionet e tjera si dhe janë duke pritur për zhvillime.

Lexo edhe:
Një vajzë dyshohet se u dhunua nga pesë persona në Prishtinë, dërgohet në strehimore

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dielën një vajzë ka raportuar se pesë persona e kanë dhunuar në Prishtinë.

Ndërsa, sipas Policisë, pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën  e lartcekur  ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kurse, PK-ja e ka cilësuar rastin si “Dhunim”./Shqip.com