Kulturë Kino

“Oscars”, merr vendim që të mos prezantohen tetë kategoritë, pritet ashpër nga antarët e Akademisë

Akademia e Filmit “Oscars”, ka marrë vendimin që të mos prezantohen drejtpërdrejt tetë kategoritë e Oscar-it gjatë transmetimit të 93-të të çmimeve të Oscar-it më 27 mars.

Mirëpo, ky vendim, u prit ashpër e më kritika, dhe u përshkrua si “fyes”, nga shumë anëtarë të Akademisë.

Sipas një burimi, nuk u bë e qartë as nëse të gjithë të ftuarit do të ulen në ulëse në vendngjarje, apo do të paraqiten në tepihun e kuq për prezantim të mëparshëm, shkruan The Hollywood Reporter.

Një anëtar i Akademisë, kishte theksuar se ndjehet i ofenduar dhe fyer nga vendimi i Akademisë për të zbritur tetë kategori në një pozicion inferior në çmimet këtë vit.

Të martën në mbrëmje, disa anëtarë të Akademisë kishin filluar t’u drejtoheshin regjisorëve, producentëve dhe drejtuesve të studiove duke kërkuar ndihmë për të ndryshuar këtë plan të fundit.

Bordi Drejtues i Redaktorëve të Kinemasë Amerikane kishte thënë se “Jemi thellësisht të zhgënjyer nga vendimi i Akademisë për të ndryshuar mënyrën se si kategori të caktuara, përfshirë montazhin e filmit, do të prezantohen në transmetimin televiziv të Oscars.

“Si një grup artistësh tërësisht të përkushtuar për të avancuar artin dhe prestigjin e montazhit të filmit, ne besojmë me pasion se montazhi dhe të gjitha disiplinat e tjera krijuese që janë pjesë e artit bashkëpunues të filmit  duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë”, thuhet në njoftim.