Kulturë

Oscars fillon shqyrtim zyrtar rreth incidentit mes Smith dhe Rock

“Oscars”, ka nisur një rishikim zyrtar pas sulmit të Will Smith ndaj Chris Rock në ceremoninë e Oscars të së dielës.

Oscars, tha se dënoi dhunën e Smith por tani po e shqyrton më qartë incidentin.

“Akademia dënon veprimet e Will Smith në shfaqjen e mbrëmshme,” tha një zëdhënës i organizatës.

“Ne kemi filluar zyrtarisht një shqyrtim zyrtar rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë.”

Duket se Smith mund të përballet me një lloj veprimi disiplinor ose sanksion, megjithëse nuk ka gjasa që ai të humbasë çmimin e tij.

Në standardet e saj zyrtare të sjelljes, Akademia deklaron se “është kategorikisht kundër çdo forme abuzimi”.

Smith u shpall aktori më i mirë i Oscars, ndërkaq ai e përdori kohën e tij në podium për t’i kërkuar falje Akademisë dhe kolegëve të tij të nominuar, për incidentin e ndodhur gjatë ceremonisë.