Kulturë Kino

“Oscars 2022”, pritet të publikojë listën përfundimtare, “Zgjoi” mund të shënojë histori

Të martën më 8 shkurt, do të publikohet lista përfundimtare e filmave për “Oscars”.

“Oscars”, do të bëjë publike listën e filmave të nominuar për Oscars, pjesë e së cilës mund të jetë edhe filmi “Zgjoi”.

“Zgjoi”, aktualisht ndodhet në listën e ngushtë të nominimeve, ndërkaq votimet kanë filluar qysh nga 27 janari.

Filmi kosovar me regji të Blerta Bashollit, konsiderohet si ndër filmat më të suksesshëm në Kinematografinë e Kosovës, duke marrë kështu çmime edhe në festivale të ndryshme të filmit në botë.

Ndërkaq, tani po synon edhë për atë të “Oscars”.

Ceremonia e 94-të e “Oscars”, është planifikuar të zhvillohet në Teatrin Dolby në Hollywood më 27 mars 2022.