Kulturë

“Oscar” publikon listën e ngushtë të nominimve, filmi nga Kosova nuk kalon pragun

“Oscars” ka publikuar listën e ngushtë të filmave të nominuar.

Academy Awards ka shpallur listën e ngushtë për 10 kategoritë: Film me metrazh të gjatë dokumentar, Film me metrazh të shkurtër dokumentar, Film ndërkombëtar artistik, grim dhe stil flokësh, muzikë (pika origjinale), muzikë (kënga origjinale), Film i shkurtër i animuar, Film i shkurtër me veprim të drejtpërdrejtë, tingull dhe efekte vizuale.

“Avatar: The Way of Water”, “All Quiet on the Western Front”, “Elvis” dhe “Guillermo del Toro’s Pinocchio” janë ndër filmat që kryesojnë në kategori të ndryshme të listës së ngushtë.

Ndërkaq, filmi nga Kosova “Në kërkim të Venerës”, me regji të Norika Sefës, nuk arriti të hyjë në listë të ngushtë.

Lexo edhe:
Çka përfaqëson filmi që do ta dërgojë Kosovën në “Oscars 2023”?

Votimi i nominimeve zhvillohet nga 12 deri në 17 janar dhe nominimet do të shpallen më 24 janar.

Ceremonia e 95-të e çmimeve Oscar është planifikuar të mbahet më 12 mars në Teatrin Dolby në Hollywood.

/Shqip.com