Lajme

Opozita: Kurti e ministrat kanë dështuar, duhet të japin llogari e të jenë transparentë

Opozita

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, që vijnë nga radhët e partive opozitare Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hedhur akuza në drejtim të Qeverisë dhe Ministrave për mos angazhim e punë.

Sipas tyre kjo qeveri së bashku me ministrat kanë dështuar.

Hajdar Beqa nga PDK-ja thotë se shumica e ministrave kanë dështuar, duke shtuar se më pak se 10% të buxhetit të ministrive është realizuar.

Hajdar Beqa – Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës

“Nëse flasim për punën e ministrave mund të pyesim sa % është realizuar buxheti i Kosovës dhe shpenzuar. Ne kemi më pak se 10% të realizimit të buxhetit nga ministrat. Kemi dështim total të shumicës së ministrave. Kemi skandale të njëpasnjëshme në diplomaci nuk kemi asnjë njohje të re. Nuk kemi transparencë në dialog. Qeveria është shumë pasive dhe mendoj që duhet të jetë më transparente edhe për qytetarë dhe Kuvendin”, tha Beqa.

Ndërsa deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka hedhur akuza për sektorin e shëndetësisë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Sipas deputetes së AAK-së, Kurti po merret edhe me menaxhimin e sektorit të shëndetësisë, ani pse ka një ministër.

“Kurti detyrohet të bëhet kryetari i një komisioni ekzekutiv për menaxhimin e shëndetësisë. Kurti ka aq tepër punë dhe detyra sa nuk e di si do t’i lejohet dhe do të ketë kohë të merret edhe menaxhimin e shëndetësisë përderisa shëndetësia ka një ministër dhe atëherë. Kurti e ka vetëshpallur vetën edhe si ministër i shëndetësisë pos detyrës së kryeministrit që po e bënë”, ka thënë Kadrijaj.

Ditë më parë kryeministri Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në një vjetorin e gjysmë të qeverisë Kurti 2 numëroi disa të arriturat gjatë kësaj periudhe./Shqip.com