Lajme

Kryetari i Zveçanit vendoset në objektin e Komunës

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë punën në objektin e Komunës në Zveçan.

Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës e ka mbajtur me drejtorët e drejtorive komunale, raporton RTK.

Seancën e parë e Kuvendit Komunal të Komunës së Zveçanit, do të mbahet nesër më 30 prill, në Fshatin Lipë tha kryetari i komunës, Ilir Peci. Ai tha se seanca është thirrur një javë më herët andaj do të mbahet atje.

Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Zveçanit.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, nga radhët e PDK-së, ka dhënë betimin më 25 05 2023. Ai i kishte fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura për kryetarë, të cilat u mbajtën në katër komunat veriore më 23 prill.

/Shqip.com